Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë, u mbajt aktiviteti “Superheronjtë në Podujevë”, një ngjarje dedikuar fëmijëve, e cila solli argëtim dhe emocione të veçanta për të vegjlit e qytetit.
Gjatë këtij aktiviteti u realizuan lëshime alpine nga objekti në shesh, ku superheronjtë u shfaqën para fëmijëve, duke krijuar një atmosferë entuziaste.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica dhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, të cilët shpërndanë dhurata për fëmijët dhe i uruan ata për festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, gëzim dhe suksese në vitin e ri.
Komuna e Podujevës e falënderon Klubin Alpin Prishtina dhe të gjithë partnerët për organizimin e këtij aktiviteti të veçantë dhe për kontributin e tyre në gjallërimin e festave në Podujevë.