Të shtunën, më 27 dhjetor 2025, nga ora 11:00, në Sheshin e Dëshmorëve do të mbahet aktiviteti “Superheronjtë në Podujevë”. Ekipi i Superheronjve dhe Klubi Alpin Prishtina do të realizojnë lëshime alpine nga objekti në shesh, duke sjellë një aktivitet të veçantë për fëmijët.
Gjatë ngjarjes do të shpërndahen dhurata dhe do të krijohet mundësi që fëmijët të takojnë nga afër superheronjtë e tyre. Aktiviteti organizohet nga Klubi Alpin Prishtina në bashkëpunim me Komunën e Podujeves.
Ju mirëpresim!