Në kuadër të Festivalit teatror "Teatri Ndryshe" që tani për herë të dytë po mbahet në komunën tonë, tash nënpatronatin e kryetarit Veliu, eveniment i rëndësishëm kulturor, trupa teatrore e Tiranës e udhëhequr nga profesor Mito Kutoli, e cila është e pranishme në festivalin që po mbahet në komunën tonë e vizituan kryetarin Veliu dhe falënderuan për mundësinë dhe për përkrahjen që z. Veliu po e bënë për kulturën.“Ky Festivali që është duke u shfaqë, na bashkoj në Podujevë, me shume artistë kolegë tonë të rajonit që për ne është një mundësi shumë e mirë për t’u takua dhe për të këmbyer përvoja të profesionit tonë teatror tha profesor Kutoli
Kryetari Veliu falënderoi mysafiret e lartë të kulturës dhe tha se kontributi i juaj si profesionist të zhanrit të teatrit është shumë i nevojshëm dhe thesar i rëndësishëm në kultivimin dhe në zhvillimin e jetës artistike që komuna jonë krahas zhvillimit ekonomik ka nevojë të ngritët edhe në aktivitete kulturore. Pjesëmarrja e teatrove të rajonit do të kontribuojnë pa dyshim në krijimin e një ambienti sa më të mirë për kulturën në përgjithësi.
Ne do t’i mbështesim këto aktivitete dhe se manifestimet e kulturës si ky i bëjnë nderë të madh qytetarëve tanë tha në fund, Kryetari Veliu.
Ky delegacion nga Shqipëria në shenjë të respektit dhe përkujtimit të doajenit të teatrit kosovarë, Avdush Hasanit , bënë homazhe dhe vunë kurorë lulesh të freskëta pranë varrit të tij, si dhe e vizituan familjen në Pakashticë të Podujevës.
Një grup artistësh nga Shqipëria u takuan me kryetarin e Komunës së Podujvës z. Agim Veliu