Komuna e Podujevës njofton se afati për aplikim për nominimin e përfaqësuesve në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi është shtyrë deri më 29 janar 2026. Kjo shtyrje u bë me qëllim që t’u jepet më shumë kohë të gjitha institucioneve, organizatave dhe grupeve të interesit për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimet e tyre.
Ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë sipas ftesës publike, duke dërguar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të ri. Aplikimet mund të dorëzohen përmes emailit ose në formë fizike, sipas udhëzimeve të përcaktuara në thirrje.