Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me Drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu, morën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 92 pajisjeve për 43 përfitues, me vlerë totale prej 153 mijë euro.
Pajisjet të cilat u shpërndan janë: makina profesionale për prodhimin e petëve, frigoriferë, furra me avull, mikserë për brumë, sete veglash për mjeshtër, ngritës për vetura, kompresorë dhe aparate saldimi.
Kryetari Bulliqi uroi përfituesit për pajisjet e reja, duke i inkurajuar të vazhdojnë punën me përkushtim. Ai theksoi se do të vazhdojë të mbështesë bizneset lokale.