Komuna e Podujevës ka shpërndarë 200 pako ushqimore, të pranuara donacion nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, për familjet në nevojë.
Secila familje përfituese ka pranuar nga një pako ushqimore dhe nga 25 kg miell. Shpërndarja është bërë bazuar në listën e familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilën e posedon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Falënderojmë Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj familjeve në nevojë.