Të premten funksionalizohet Shërbimi i Hemodializës në Podujevë. Ky shërbim që po bëhet për herë të parë në Komunën e Podujevës do të ofrohet në objektin e Poliklinikës Specialistike.
Në këtë ceremoni që fillon në orën 10:00 do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.