Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, sot në Galerinë e Arteve u mbajt një ekspozitë me libra, e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në ekspozitë morën pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, si dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valbona Ibishi. Me këtë rast, nënkryetari Restelica theksoi rëndësinë e librit si burim i dijes, edukimit dhe zhvillimit shoqëror, duke vlerësuar rolin e leximit në formimin e brezave të rinj dhe në pasurimin e jetës kulturore.
Gjatë këtij aktiviteti nxënës të shkollave recituan poezi të ndryshme letrare. Për angazhimin dhe interpretimet e tyre, ata u nderuan me mirënjohje në shenjë falënderimi.