Nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë u mbajt akademi përkujtimore në shënim të 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, një nga ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të rrugëtimit për liri e pavarësi.
Kryeministri Albin Kurti foli për qëllimin e protestave, rëndësinë e tyre në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe ndikimin që patën në rrugën drejt shtetësisë së Kosovës.
Ndërsa, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të demonstratave të vitit 1981, duke theksuar në veçanti kontributin dhe guximin e grave në këto lëvizje historike.
Nga një fjalë rasti mbajtën edhe Bajram Kosumi, Elmije Plakiqi dhe Shefik Sadiku, të cilët ndanë reflektime mbi rëndësinë historike dhe mesazhin e demonstratave.
Në këtë ngjarje përveç, ish-të burgosurve politikë, aktivistëve politikë, figurave të njohura nga bota e akademisë dhe shkencës, ministrave të Qeverisë, mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Resetelica.
Në kuadër të programit artistik u realizua edhe leximi i poezive të Hydajet Hysenit, kushtuar kësaj ngjarje.
Akademia u përmbyll me disa pika artistike nga Okteti Plus.