Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Isuf H. Pollomi, në nderim të jetës dhe veprës së tij, nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Isak Shabani, drejtorë komunalë e familjarë bën homazhe dhe vendosën lule pranë pllakës përkujtimore në fshatin Herticë.
Në të njëjtën ditë, 27 vjet më parë ndodhi edhe masakra në fshatin Balloc, ku forcat serbe vranë katër vëllezërit Sejdiu, nënën e tyre 63 vjeçe dhe dy mysafirë që gjendeshin atë ditë në këtë familje.
Në nderim të këtyre viktimave, nënkryetari i Komunës Restelica, bashkë me drejtorë komunalë, anëtarë të Kuvendit e familjarë bën homazhe pranë varreve në fshatin Balloc.
Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!