Po vazhdon realizimi i projekteve për ndërtimin e hapësirave gjelbëruese dhe shëtitoreve, ku kësaj
radhe kanë filluar punët në ndërtimin e Parkut të Qytetit.

Arkitekt Veton Aliu ka thënë se Parku i Qytetit i cili ka filluar së punuari që nga dita e djeshme do të merr një pamje të bukur, duke u bazuar në përmbajtjen e këtij projekti nga ana vizuale. Parku do të ketë shëtitore që do të punohen me kubëza cilësore dhe të bukura për nga pamja. Po ashtu do të punohen fontana, hapësira gjelbëruese, ulëse dhe elemente tjera që do të jenë në shërbim të qytetarëve të të gjitha moshave. Në kuadër të këtij projekti hynë edhe rindërtimi i tualetit publik, ka shtuar Aliu.
Projekti ka një kosto rreth 97.500 euro, të cilën e financon komuna e Podujevës. Punimet e parkut është duke i kryer kompania “Toifor” nga Prishtina.
Vlen të theksohet se ngjitur për këtë park është në përfundim e sipër pjesa tjetër e projektit me hapësira gjelbëruese dhe shëtitore që gjenden prapa banesave kolektive dhe buzë lumit Llap. Të gjitha këto së bashku do ti japin Podujevës një epitet të një qyteti me elemente turistike.
Parku do të ketë shëtitore që do të punohen me kubëza cilësore dhe të bukura për nga pamja. Po ashtu do të punohen fontana, hapësira gjelbëruese, ulëse dhe elemente tjera që do të jenë në shërbim të qytetarëve të të gjitha moshave.