Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së Bajramit të Vogël (Kurban Bajramit), të mërkurën më 27 maj administrata komunale nuk punon.
Gjithashtu ju njoftojmë se bazuar në Rregulloren për Orarin e Punës për Bizneset që Operojnë në Komunën e Podujevës, ditë pushimi do të jetë edhe për bizneset, përjashtimisht këtyre veprimtarive:
- Bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë,
- Internet kafe, videolojëra dhe të ngjashme,
- Pompat e derivateve,
- Furrat e bukës,
- Barnatoret sipas kujdestarisë në zonat I, II dhe III
Urime Festa e Bajramit!