Ju njoftojmë se sot fillon cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029.
Dëgjimi i parë buxhetor për KAB-in sot mbahet në Kërpimeh.
Ftojmë banorët e fshatit Kërpimeh me rrethinë që të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm të planifikimit buxhetor për tre vjetët e ardhshëm.
Ora: 18:00
Vendi: Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh