Ju rikujtojmë se sot, duke filluar nga ora 18:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës, do të mbahet dëgjimi i fundit publik për Projekt-Buxhetin e Komunës për vitin 2027.
Ftojmë të gjithë qytetarët, grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësuesit e bizneseve, asamblistët dhe palët e tjera të interesuara që të marrin pjesë në dëgjim dhe të paraqesin kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e tyre, në mënyrë që nevojat dhe prioritetet e tyre të shqyrtohen dhe të reflektohen në buxhetin komunal për vitin 2027.
Kërkesat, propozimet dhe sugjerimet mund të paraqiten edhe në formë elektronike në adresat: arbnore.uka@rks-gov.net dhe liridona.rrahmani@rks-gov.net.
28.08.2026, Podujevë