Pas ankesave se disa barnatore nuk janë duke e respektuar orarin e kujdestarive, kërkojmë nga qytetarët që për çdo shkelje të orarit të kujdestarisë ta njoftojnë Inspektoratin komunal.
Jua rikujtojmë se për çdo mosrespektim të këtij orari, barnatoret/farmacitë do të gjobiten për kundërvajtje dhe atë në vlerë prej 200-400 euro (bazuar në neni 19 të Rregullores për orarin e punës për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës).
Kontakti:
email: infopodujeva@rks-gov.net
Tel: 03820041 010
Bashkëlidhur e gjeni orarin e kujdestarive të barnatoreve/farmacive në Komunën e Podujevës
https://podujeve.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/Orari-i-Barnatoreve-per-vitin-2026.pdf