Sot, në Teatrin “Avdush Hasani”, u promovua libri “Ylfetja – Ag Lirie”, i autorit Ramë Oraca kushtuar jetës dhe heroizmit të Ylfete Humollit. Ngjarja u organizua nga autori i librit në bashkëpunim me Komunën e Podujevës dhe mblodhi figura të artit, letërsisë dhe institucioneve.
Në fillim të kësaj ngjarjeje u shfaq një dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë patriotike të Ylfete dhe Mentor Humlllit e më pas në fjalën e tij, Kryetari Bulliqi theksoi se kujtimi për Ylfeten, e cila u bë simbol i qëndresës shqiptare që në moshën 16-vjeçare, meriton të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi. Ai përgëzoi autorin Oraca për botimin dhe u shpreh se familja Humolli duhet të jetë krenare për sakrificën e bijës së tyre.
Në promovim u prezantuan punime studimore dhe vlerësime për librin:
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha me kumtesën mbi figurën historike të Ylfetes.
Shefqet Dibrani, recensent i librit, me vlerësime për ndërtimin emocional e artistik të veprës.
U lexuan gjithashtu poezi nga autorët Flora Brovina, Hava Bllaca, Emin Emini dhe Gjin Krasniqi, që sollën përmes artit të tyre kujtimin për Ylfeten.
Në mbyllje, autori Oraca falënderoi bashkëpunëtorët dhe të pranishmit, ndërsa znj. Marigona Lahu ndau mirënjohje për autorët e poezive.