Sonte në Podujevë u mbajt ceremonia e promovimit të librit “KF Llapi – Vit pas Viti” të autorit Esad Ejupi, një botim dokumentar që pasqyron historinë, rrugëtimin dhe trashëgiminë e KF Llapit ndër vite.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, i cili në fjalën e tij vlerësoi librin si një dëshmi të rëndësishme historike dhe kulturore për qytetin. Ai theksoi se “KF Llapi nuk ka qenë vetëm futboll, por ka qenë formë rezistence, bashkimi dhe shprese për këtë trevë”, duke theksuar rolin e klubit në ruajtjen e identitetit dhe kujtesës kolektive të Podujevës.
Ceremonia u nderua me praninë e personaliteteve të shumta institucionale dhe sportive, përfshirë ish-presidentin Fatmir Sejdiu, kryesuesin e Kuvendit Komunal të Podujevës Isak Shabani, presidentin e KF Llapit Beqir Batatina, një delegacion nga Federata e Futbollit, sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Bislim Bislimi, si dhe komandantët Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi.
Libri dokumenton periudhën nga themelimi i KF Llapit në vitin 1932 e deri në ditët e sotme, duke përfshirë breza të tërë lojtarësh, trajnerësh dhe sportistësh që kanë lënë gjurmë në historinë e klubit.
Ky promovim u mbështet nga Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport