"PROJECT CURE” ndihmon QKMF-në e Podujevës
Shoqata humanitare amerikane “PROJECT CURE” ka dhëne një donacion me aparatura mjekësore dhe material tjetër harxhues për nevoja të QKMF-së në Podujevë.
Ky projekt është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë mes shoqatës amerikane NGO ”TEAM KOSOVA”, Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Podujevë dhe QKMF-së në Podujevë.
Bisedimet për realizimin e këtij projekti kane filluar shumë kohë më herët dhe kanë sjellë në realizimin e plotë të tij i cili kap vlerën prej 419.000 dollarë amerikan.
Transporti i këtij donacioni ka kushtuar 20 000 dollarë amerikan. Gjysmën e kësaj shume e ka paguar ”TEAM KOSOVA”, kurse pjesën tjetër komuna e Podujevës – QKMF PODUJEVË.
“TEAM KOSOVA” përveç shumës prej 10 000 dollarësh për transport ka paguar edhe shpenzimet e vizitës së komisionit të “PROJECT CURE” për vlerësimin e nevojave të QKMF Podujeve që është realizuar në muajin maj të vitit të kaluar.
Meqenëse shëndetësia kosovare në përgjithësi dhe ajo e Podujevës në veçanti është duke kaluar nëpër një periudhë te vështirë të furnizimit me pajisje dhe material harxhues. Ky donacion do te ndihmojë në përmirësimin e gjendjes dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
Dr. Bahri Thaçi, drejtor i DSHMS-së dhe Dr. Ekrem Hyseni , drejtor i QKMF-së falënderojnë popullin amerikan dhe shoqatën amerikane “PROJECT CURE” për këtë ndihmë të çmuar. Ata po ashtu falënderojnë shoqatën ”TEAM KOSOVA”, kryetarin e Komunës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe doganat e Kosovës për kontributin e madh ne realizimin e këtij projekti.
Postuar me datë:22-01-2010
Shoqata humanitare amerikane “PROJECT CURE” ka dhëne një donacion me aparatura mjekësore dhe material tjetër harxhues për nevoja të QKMF-së në Podujevë.