Në 29-vjetorin e vrasjes së heroit të kombit, Besnik Restelica, në nderim të jetës dhe veprës së tij, u mbajtën homazhe dhe u vendosën lule të freskëta.
Në homazhe morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetari Fahri Restelica, kryesuesi i Kuvendit Isak Shabani, familjarë, deputetë, drejtorë komunalë, asamblistë dhe qytetarë.
Kryetari Bulliqi tha me këtë rast se Besnik Restelica ishte besnik i fjalës, besnik ndaj bashkëluftëtarëve e shokëve e besnik ndaj atdheut.
“Ai do të kujtohet përherë për guximin që tregoi përballë pushtuesit, qëndrueshmërinë e sakrificën.
Lavdi e nderime jetës dhe veprës së heroit të kombit, Besnik Restelica!
Lavdi të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit!”.