Në kuadër të investimeve në infrastrukturë, sot kanë përfunduar punimet e asfaltimit të rrugës që lidh fshatrat Balloc dhe Shtedim. Rruga e asfaltuar ka një gjatësi prej rreth 550 metrash.
Punimet nga afër i përcolli kryetari Shpejtim Bulliqi, i cili u shpreh i kënaqur me ecurinë dhe cilësinë e realizimit të këtij projekti, duke theksuar rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin lokal.
Ky investim pritet të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj zone.
Në kuadër të së njëjtës kontratë, gjatë këtyre ditëve janë realizuar punime të shtrimit të rrugëve edhe në Llapashticë dhe në Kaçybeg.