Anëtarë të OJQ-së MAK nga Mançesteri i Anglisë znj. Jone Knight arkitekte, si dhe Peter Sendover arkitekt sot u takuan me drejtorët e Drejtorive të Komunës së Podujevës.
Ata para drejtorëve shpaluan punën e tyre që ata e kanë bërë nëpër Botë, si dhe projektin e tyre që kanë për Planin e përgjithshëm për Podujevën.
Z. Peter Sendover kërkoi nga drejtorët t’i shpalosin sfidat dhe angazhimet që kanë për ndryshime në planin që ka komuna për zhvillim.
Z . Rudari drejtor i DKA-së e paraqiti gjendjen aktuale në arsim dhe theksoi se bazë e planifikimit të zhvillimit duhet të jetë programi i kryetarit për zhvillim ekonomik lokal, plani komunal i zhvillimit dhe strategjia për zhvillim ekonomik lokal.
Z. Rudari i ceku edhe profilet arsimore në shkollat e mesme profesionale duke theksuar se është koha të përcaktohemi për profile më atraktive për të rinjtë e që në të njëjtë kohë do të ishin në harmoni me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës (Bujqësi, pylltari, teknologji ushqimore dhe përpunuese, hoteleri dhe turizëm etj)
Në prezantimin e tyre drejtorët e Ekzekutivit i kanë identifikuar këto sfida siç janë: menaxhimi i mbeturinave, sigurimi i ujit të pijes, planifikimi hapësinor, punësimi, mjedisi i shëndetshëm, menaxhimi i ujërave të zeza etj.
Përfaqësues të OJQ-së MAK nga Mançesteri i Anglisë znj. Jone Knight arkitekte, si dhe Peter Sendover arkitekt sot u takuan me drejtorët e Drejtorive të Komunës së Podujevës.