Sot është pensionuar zyrtari i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Ismet Rama.
Në këtë ceremoni të organizuar në ambientet e Komunës morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla dhe zyrtarë tjerë komunalë.
Kryetari Shpejtim Bulliqi e falënderoi zyrtarin Rama për kontributin e dhënë ndër vite për qytetarët dhe institucionin e Komunës së Podujevës.
Në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e tij, Kryetari i ndau një mirënjohje z.Rama.