Sot është pensionuar zyrtari i Drejtorisë së Inspeksionit, Fehmi Tahiri.
Në këtë ceremoni të organizuar në ambientet e Komunës morën pjesë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Inspeksionit, Shuajb Blakçori dhe zyrtarë tjerë komunalë.
Kryetari Shpejtim Bulliqi e falënderoi zyrtarin Tahiri për kontributin e dhënë ndër vite për institucionin e Komunës së Podujevës dhe në shenjë respekti i ndau një mirënjohje.