Pas një angazhimi shumëvjeçar në shërbim të Komunës së Podujevës, sot është pensionuar zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë, Behë Govori.
Me këtë rast u organizua një ceremoni përshëndetëse, ku morën pjesë nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, zyrtarë komunalë, kolegë dhe bashkëpunëtorë, të cilët shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e tij ndër vite.
Në emër të Komunës së Podujevës, nënkryetari Restelica e falënderoi zyrtarin Govori për përkushtimin dhe punën e palodhshme në shërbim të institucionit dhe qytetarëve. Me këtë rast, ai i ndau edhe mirënjohje, si shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e dhënë.
Nënkryetari Restelica i uroi shëndet të mirë, mbarësi dhe një pensionim të qetë e të lumtur pranë familjes dhe më të dashurve të tij.