Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ Kosova dhe D&D Business Support Center organizojnë sesione informuese për skemën e granteve për zhvillim rural Lot 1 dhe Lot 2.
Në këto sesione fermerët do të njoftohen për kriteret, mundësitë dhe hapat që duhen ndjekur për të aplikuar në skemën e granteve.
Sesioni informues në Podujevë do të mbahet më 8 gusht (e premte) në sallën e Kuvendit Komunal dhe fillon në orën 09:30.
Shuma e granteve për Lot 1 varion nga 1,500 deri në 5,000 euro, kurse për Lot 2 nga 5,001 deri në 50,000 euro.
Ky aktivitet financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe GIZ Kosova (në emër të qeverisë gjermane) dhe implementohet nga D&D Business Support Center.
Për më shumë informata kontaktoni në këta numra të telefonit:
048 184 795 / 049 184 795,
Ose në email:
grantet@dd-bsc.com