Drejtoresha e OJQ-së “ Aureola” Sanie Grajqefci, si dhe ligjëruesja Shqipe Halili,sot ndanë Certifikata për gratë e trajnuara të komunës së Podujevës.
Në ndarjen e certifikatave të 17 grave të këtij trajnimi ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës z. Bahri Thaçi ku i përshëndeti dhe i falënderoj përfaqësueset e OJQ “Aureola”, për këtë nismë të qëlluar. “ në një punë të shkëlqyeshme rol të rëndësishëm ka edhe prezantimi i mirë” tha ndër të tjera dr. Bahri Thaçi.
Shoqata e Grave “ Aureola” në bashkëpunim me Komunën Podujevës kanë organizuar një trajnim për gratë llapjanë me temën “ “Paraqitja publike dhe oratoria e grave në media”. Ky trajnim ka zgjatur tetë muaj dhe janë të përfshira, këshilltare të kuvendit, drejtoresha të shkollave, si dhe punëtore të arsimit (mësimdhënëse)
.
Temat e trajnimit kanë qenë:
1. Barazia gjinore
2. teknikat e dominimit
3. teknikat e debatit
4. konfliktet gjatë debatit
5. politika në mënyrën e grave
6. të shkruarit kreativ të projektit
Trajnuesja znj. Shqipe Halili tha se duke e parë të arsyeshme se gratë kanë nevojë për fuqizim në avancimin direkt të punës së saj, sepse zakonisht punët e grave janë të pa dukshme dhe hezitojnë të marrin fjalën, hezitojnë të jenë zëdhënëse të punës së tyre, ne jemi përpjekur që me këto tema të trajnimit t’ia arrijmë synimin ton . Ky trajnim që ka zgjatur mbi tetë muaj, ka pas për qëllim ngritjen, fuqizimi dhe avancimi e gruas në prezantimin publik.
Drejtoresha e OJQ “ Aureola”, Sanie Grajqefci, falënderoi nënkryetarin e komunës së Podujevë z. Bahi Thaçin, ku ajo tha se komuna ka qenë shumë afër projektit dhe andaj ky projekt doli shumë i suksesshëm. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për gratë, ne jemi të vetëdijshme për punën e grave në fazat e ndryshme të procesi të cilën po ecën Kosova, andaj duhet të vedijsohën dhe të promovojnë punën e tyre tha nder të tjera znj. Grajqefci .
Shoqata e Grave “ Aureola” në bashkëpunim me Komunën Podujevës kanë organizuar një trajnim për gratë llapjanë me temën “ “Paraqitja publike dhe oratoria e grave në media”.