Komuna e Podujevës ka shënuar një arritje të rëndësishme falë nxënëseve të SHFMU “Nuhi Gashi” në Bradash, Malësore dhe Malvesa Sylejmani, të cilat janë shpallur fituese në garën komunale dhe më pas punimi i tyre është vlerësuar edhe në nivel të Kosovës për vlerat artistike dhe mesazhin kundër duhanit.
Punimi i tyre në kategorinë poster vizatim është përfshirë në materialet zyrtare të fushatës sensibilizuese dhe do të përdoret në fletushka, bluza dhe ambiente publike në gjithë vendin, duke dhënë një mesazh të qartë për dëmet e duhanit dhe cigareve elektronike.
Ky aktivitet organizohet çdo vit në kuadër të Ditës Botërore Kundër Duhanit (31 maj), me qëllim rritjen e vetëdijes tek të rinjtë. Suksesi i tyre është një shembull i mirë i rolit të artit në edukim dhe angazhim shoqëror.
Urime nxënëseve dhe mësimdhënëses për këtë arritje!