Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se Agjencia e Regjistrimit Civil që punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës. Ky vendim që fillon më 23 dhjetor 2025 dhe përfundon më 15 janar 2026, është marrë me qëllim që bashkatdhetarët ta kenë më të lehtë pajisjen me dokumente.
Gjatë kësaj periudhë kohore, qendrat për pajisje me dokumente (letërnjoftime, pasaporta, patentë-shofer) gjatë ditëve të punës do të punojnë deri në orën 18:00, kurse të shtunën prej orës 08:00 deri në 16:00.