Komuna e Podujevës ka organizuar një aktivitet përkujtimor në nderim të viktimave të ngjarjes tragjike të vitit 1999 mbi urën e fshatit Lluzhan.
Në këtë aktivitet përkujtimor që mbahet në nderim të 31 martirëve, do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore.
Ky aktivitet përkujtimor mbahet të premten (më 1 maj) dhe fillon në orën 12:00.
Ju ftojmë të merrni pjesë!