Ju njoftojmë se të premten më 19 shtator 2025 bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia dhe rinovimit të obeliskut dhe hapësirave përreth.
Në këtë ceremoni që organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, do të marrin pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ish-udhëheqësi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, ministra, deputetë, zyrtarë komunalë, veprimtarë të çështjes kombëtare, familjarë e qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Ceremonia e përurimit të shtatores dhe rinovimit të obeliskut e hapësirave përreth fillon në orën 12:00, fshati Llugë.