Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së Kurban Bajramit (Bajramit të Vogël), të premten më 6 qershor administrata komunale nuk punon.
Gjithashtu ju njoftojmë se bazuar në Rregulloren për Orarin e Punës për Bizneset që Operojnë në Komunën e Podujevës, ditë pushimi do të jetë edhe për bizneset, përjashtimisht këtyre veprimtarive:
– Bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë,
– Internet kafe, videolojëra dhe të ngjashme,
– Pompat e derivateve,
– Furrat e bukës,
– Barnatoret sipas kujdestarisë në zonat I, II dhe III
Urime Festa e Kurban Bajramit!