Ju njoftojmë se nga dita e martë (më 23 shtator) do të fillojnë punën edhe 15 mjekë specialistë në Poliklinikën Specialistike.
Në këtë ceremoni që fillon në orën 09:00 do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, stafi mjekësor, drejtorë e zyrtarë komunalë.
Aty çdo ditë pune (nga e hëna në të premten) do të punojnë nga katër ambulanca specialistike prej orës 08:00 deri në orën 14:00 në këto shërbime: kardiologji, hematologji, pulmologji, ortopedi, reumatologji, gastroenterologji, kirurgji abdominale, pediatri, endokrinologji, kirurgji torakale, kirurgji vaskulare, neurologji, nefrologji, urologji dhe gjinekologji.
Ftojmë qytetarët që të jenë pjesë e kësaj ceremonie!