Komuna e Podujevës njofton të interesuarit për dhënien në shfrytëzim të dy pronave të paluajtshme komunale në ZK Lupç i Poshtëm, përkatësisht parcelës P-71712029-00202-3, me sipërfaqe 137,157 m², dhe parcelës P-71712029-00209-0, me sipërfaqe 38,882 m². Pronat janë të destinuara për zhvillimin e veprimtarive afariste, ndërsa afati i fundit për aplikim është 2 tetor 2026, ora 16:00.
Për informata të detajuara lidhur me kushtet, kriteret dhe procedurat e aplikimit, shihni vegëzat e bashkëngjitura më poshtë.