Komuna e Podujevës – Drejtoria e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë fton organizatat e shoqërisë civile (OJQ) lokale të nominojnë përfaqësuesit e tyre në komisionet komunale.
Ftesat përfshijnë:
• Përzgjedhjen e një anëtari në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave.
• Pjesëmarrjen në komisionet ad-hoc për vlerësimin e procedurave të njësive kadastrale të caktuara.
OJQ-të e interesuara mund të propozojnë kandidatët nga 24 mars 2026 deri më 30 mars 2026.
Për më shumë informata, shihni postimin e mëposhtëm dhe dokumentet e bashkangjitura.