Të nderuar tatimpagues,
Ju rikujtojmë se 30.09.2026 është afati i fundit për pagesën e obligimeve tatimore.
Ju bëjmë thirrje që pagesat t’i kryeni me kohë, në mënyrë që të shmangni kamata dhe detyrime shtesë për obligimet e papaguara pas përfundimit të afatit.
Për informata mbi gjendjen e obligimeve ose nëse nuk e keni pranuar faturën, mund të drejtoheni në Zyrën e Tatimit në Pronë të Komunës së Podujevës.
Mos e lini për ditët e fundit. Paguani deri më 30.09.2026!
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Drejtoria për Buxhet dhe Financa, sektori i Tatimit në Pronë