Komuna e Podujevës ka vënë në konsultim publik Draft- Rregulloren për Transparencë të Komunës së Podujevës dhe Draft-Planin e Veprimit për Transparencë Komunale 2025-2029.
Datat e konsultimit publik janë nga 11.03.2025 deri më 27.03.2025.
Ndërsa debati me qytetarë do të mbahet më datën 18.03.2025 prej orës 13:30 në sallën e Kuvendit Komunal.
Ju ftojmë të merrni pjesë!