Njoftojmë gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesuara se më 13.08.2026, duke filluar nga ora 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, do të mbahet Diskutimi Publik për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK).
Ky diskutim organizohet në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, me qëllim informimin e publikut dhe mbledhjen e komenteve e sugjerimeve që do të kontribuojnë në përmirësimin e dokumentit.
Komentet dhe sugjerimet mund të jepen gjatë diskutimit publik, të dorëzohen me shkrim në zyrat e Komunës ose të dërgohen në adresën elektronike: info.podujeva@rks-gov.net.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre në planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Podujevës