Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 31.07.2026, Komuna e Podujevës, përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë fazën e parë të dezinsektimit të hapësirave përreth lumenjve Llap, Dumnicë dhe Batllavë në Komunën e Podujevës.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese (mushkonjat dhe insekte të tjera), si dhe si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku si bartës janë insektet e ndryshme.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 31.07.2026 deri më datën 02.08.2026.
Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe i parqeve do të kryhet me datë 01.08.2026 (dezinsektimi i qytetit fillon prej orës 20:00).
Më datën 31.07.2026 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit të Podujevës dhe fshatrat: Peran, Bajçinë, Dobërdol, pjesën e qytetit Podujevë dhe fshatrat Sekiraçë Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë.
Më datën 01.08.2026 – dezinsektimi rreth lumit Llap, Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm, në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë, Bellopojë dhe Batllavë.
Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 08:00 në mëngjes, ndërsa dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00. (Gjatë kësaj periudhe luten qytetarët që të mbajnë të mbyllura dritaret në mënyrë që gjatë dezinsektimit të qytetit të mos futen insektet brenda hapësirave së banimit.)
Me këtë rast njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve që, gjatë ditëve të cekura më lart, të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njëjtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës sipas datave përkatëse nëpër fshatra, sipas planit të dezinsektimit të hapësirave, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre.
Nr. kontaktues për informacione:
044-221-641
044-703-087
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!