Komuna e Podujevës do të nisë ciklin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë për propozimbuxhetin e vitit 2026.
Të gjitha dëgjimet buxhetore fillojnë në orën 17:00 dhe do të mbahen sipas këtij kalendari:
08.09.2025 në shkollën e fshatit Gllamnik
09.09.2025 në shkollën e fshatit Dumnicë
10.09.2025 në shkollën e fshatit Bradash
11.09.2025 në sallën e Kuvendit Komunal në Podujevë
Ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në këto dëgjime buxhetore dhe të japin kontributin e tyre rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2026.