Komuna e Podujevës njofton qytetarët se më 17 tetor 2026, nga ora 11:00, në sheshin “Ali Ajeti” do të organizohet aktiviteti promovues i sportit Boccia, nga Federata e ParaBoccia-s e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e ParaBoccia-s “Llapi” – Podujevë.
Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e sportit gjithëpërfshirës, ndërgjegjësimin për rëndësinë e përfshirjes së personave me nevoja të veçanta në sport, si dhe njohjen e qytetarëve dhe të rinjve me rregullat dhe praktikimin e sportit Boccia.
Ftohen qytetarët, të rinjtë dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet.