Të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës, ju njoftojmë se për shkak të punimeve që janë duke u realizuar në kolektorin e ujërave të zeza, nga sot është mbyllur për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “19 Qershori” – nga degëzimi me rrugën “Nuhi Gashi” (mbrapa Teatrit) deri te udhëkryqi me rrugën “Bahri Fazliu” (udhëkryqi te spitali).
Ndërkohë që, është lëshuar për qarkullim segmenti i parë që ishte mbyllur ditë më parë – nga degëzimi me rrugën “Zahir Pajaziti” (te “Pranvera”) deri te degëzimi me rrugën “Nuhi Gashi” (mbrapa Teatrit).
Gjithashtu ju njoftojmë se për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, rruga njëkahore “Nuhi Gashi” përkohësisht bëhet rrugë dykahore.
Lusim qytetarët për mirëkuptim!