Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, do të marrë pjesë në takimin e organizuar me fermerë, ku do të diskutohet për vështirësitë që i kanë fermerët, kërkesat për mbështetje, propozimet nga fermerët, si dhe për t’i informuar ata rreth projekteve të planifikuara për vitin 2026.
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar edhe në diskutimet që do të dalin nga ky takim, do të hartojë planin e punës për vitin 2026, do të përcaktojë prioritetet reale në terren, si dhe do të përgatisë skemën e subvencionimit dhe mbështetjes financiare sipas sektorëve.
Takimi mbahet të martën më 03.02.2026 në sallën e Kuvendit Komunal dhe fillon në orën 11:00.
Në këtë takim përveç kryetarit do të marrë pjesë edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behram Latifi dhe zyrtarë tjerë komunalë.
Ju mirëpresim!