Drejtoria e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë fton organizatat lokale të shoqërisë civile që të propozojnë përfaqësuesit e tyre për anëtarë të Komisionit ad-hoc vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës. Aplikimet dorëzohen së bashku me CV-në dhe letrën e interesit/rekomandimit deri më 26.06.2026, gjatë orarit zyrtar të punës.
Propozimet mund të dorëzohen përmes zyrës për shërbim me qytetarë ose në adresat elektronike zyrtare të publikuara në njoftim.