Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Ministrisë, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pushimi dimëror në të gjitha shkollat e arsimit fillor dhe të mesëm të Kosovës zgjatet edhe për dy ditë, përkatësisht më 8 dhe 9 janar.
Gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën më 12 janar 2026.
Ky vendim i MASHTI-t është marrë për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit.
Këtu e gjeni njoftimin e plotë të MASHTI-t