Të nderuar qytetarë të Komunës së Podujevës, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, për nëpunësit e administratës ditë pushimi do të jetë më 1 dhe 2 janar 2026.
Po ashtu, bazuar edhe në Rregulloren për Orarin e Punës për Bizneset që Operojnë në Komunën e Podujevës, më 1 janar 2026 nuk do të punojnë as bizneset, përjashtimisht këtyre veprimtarive:
– Bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë,
– Internet kafe, videolojëra dhe të ngjashme,
– Pompat e derivateve,
– Furrat e bukës,
– Barnatoret sipas kujdestarisë në zonat I, II dhe III
Urime Viti i Ri 2026!