Komuna e Podujevës njofton se nesër (e enjte, më 13 nëntor), nga orën 11:00, në Parkun e Paqes “Manchester” në Podujevë, do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e fushës së tenisit.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit do të marrin pjesë: Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zyrtarë tjerë nga niveli qendror e lokal.
Ky projekt është në vlerë mbi 170 mijë euro dhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës sportive në komunën tonë dhe krijimin e hapësirave të reja për sportistët dhe të rinjtë e Podujevës.
Ftojmë qytetarët të marrin pjesë!