Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që nga mesnata, kanë rritur edhe nivelin e ujit të lumenjve dhe përroskave në Komunën e Podujevës.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot gjatë ditës ka marrë vendim për ngritjen e Shtabit Emergjent, i cili vepron në funksion të menaxhimit të situatës në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Deri tash në Komunën e Podujevës gjendja është stabile.
Njoftojmë qytetarët që në rast urgjence mund të thërrasin në këta numra të telefonit:
Policia: 192
Zjarrfikësit: 193
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Shpëtimit: 044 238 221