Të hënën, më 17 gusht 2026, nga ora 09:00, në fshatin Livadicë do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial të Podujevës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, si dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ftohen qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë.