Nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, së bashku me Drejtoreshën e Administratës, Ditjona Statovci, pritën në takim përfaqësuesit e organizatës OPED (Organization for Partnership, Engagement and Development), e cila është kontraktuar nga GIZ-i gjerman për realizimin e procesit të inventarizimit të shërbimeve administrative në Komunën e Podujevës.
Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet e planifikuara dhe metodologjia e punës në kuadër të këtij projekti, i cili synon identifikimin, dokumentimin dhe standardizimin e shërbimeve administrative komunale, me qëllim të rritjes së efikasitetit institucional dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Po ashtu, u diskutua për hapat e mëtejmë të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe ekipit implementues për realizimin me sukses të këtij procesi.
Nënkryetari Restelica ritheksoi interesimin e Komunës për avancimin e shërbimeve të Administratës për qytetarët e Podujevës.