Nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë pritur në takim përfaqësues nga BiBeku, Jugen Kosemund, Driton Berisha, përfaqësues i projektit, Fatmir Emini, Drejtor i IAAP “Fan S. Noli”, dhe TOT Prof. Lavdim Selmani, i certifikuar nga GIZ dhe LuxDev.
Në takim u diskutua zhvillimi i mësimit dual në IAAP “Fan S. Noli” në Podujevë, duke përfshirë progresin, sfidat dhe përfitimet për nxënësit.
IAAP “Fan S. Noli” është pjesë e mësimit dual që nga viti 2023, fillimisht me profilet Instalues elektrik dhe Automekanik, ndërsa në vitin shkollor 2025/2026 ka diplomuar gjenerata e parë me 26 nxënës. Aktualisht, ofron edhe profilet: Teknik i paneleve solare fotovoltaike dhe Rrobaqepësi.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe sektorit privat për përgatitjen profesionale të të rinjve.
Në fund të takimit, nënkryetari Restelica falënderoi të gjithë partnerët për bashkëpunimin, duke theksuar se “mbështetja e bizneseve është thelbësore për suksesin e të rinjve tanë dhe zhvillimin e arsimit profesional”.